Reali i Madridit po konsideron mundësinë e shitjes së Aurelien Tchouameni. Prej kohësh drejtuesit “Los Blancos” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e futbollistit 23-vjeçar.
Mbipopullimi i mesfushës me ardhjen e Bellinghamit mund të bëjë që Tochuameni të jetë i sakrifikuari. Për lojtarin ka interes nga Bayerni, që nga ana e tij është i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro.
Mesfushori u transferua te Reali i Madridit verën e vitit 2022 nga Monaco për shifrën e 80 milionë eurove.


