Lajme

Blerta Deliu: Deputeti i VV-së më shau dhe më goditi

07/13/2023 12:29
nga:N M

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas rrahjes fizike që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ajo ka thënë se është fyer, sharë e goditur nga deputeti i partisë në pushtet, Halil Thaçi.

“Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Ja reagimi i saj i plotë:

Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.
Është e turpshme se deri ku është në gjendje të shkoj kjo Qeveri, kjo shumicë parlamentare, për të fshehur skandalin e madh politik në të cilën është përfshirë në lidhje me koordinimin me Listën Serbe. Edhe këto goditje të ulëta, kjo fushatë e orekstruar ndaj opozitës, nuk do të na ndalë në demaskimin e fytyrës së vërtetë të kësaj Qeverie.
Beteja për Kosovën dhe rrugën e saj euro-atlantike, larg bashkëpunimit me Serbinë, vazhdon pandalshëm!