Sporti

Mesfushori i Liverpool pranë kalimit te Al-Ettifaq, do të jetë nën urdhërat e Gerrard

07/13/2023 10:49
nga:Mergim Rreci

Steven Gerrard, trajneri i ri i skuadrës Al-Ettifaq në Arabinë Saudite dhe ish-kapiteni i Liverpool po mendon për sezonin e ri.

Gerrard ka “peshkuar” pikërisht te Liverpool dhe ka nisur kontaktet me Jordan Henderson, i cili kushton 10 milionë euro dhe ka kontratë me “The Reds” deri në vitin 2025.

Klubi arab i ka propozuar një ofertë prej 700 mijë eurosh në javë dhe mesfushori, sipas medieve britanike ka dhënë konfirmimin e tij për këtë transferim.

LIVERPOOL, ENGLAND – JANUARY 02: Jordan Henderson of Liverpool during the Premier League match between Liverpool FC and Sheffield United at Anfield on January 2, 2020 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Daniel Chesterton/Offside/Offside via Getty Images)