Skuadra e SC Gjilanit ka njoftuar se ka mbyllur seancën e fundit stërvitore në Luksemburg para ndeshjes me Progres Ni.
Gjilani dhe Progres Ni takohen nesër nga ora 19:30 në kuadër të fazës kualifikuese për Conference Legaue, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi ka njoftuar se Zeka është në dyshim për ndeshjen e nesërme.
Ja njoftimi i klubit:
??????? ?ë????????? ???? ?????? ???? ??????? ??
Ekipi ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj ekipit Progres Niederkorn nga Luksemburgu.
Futbollistët janë njoftuar me fushën e lojës në “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, aty ku do të zhvillohet edhe dueli i së enjtes mbrëma.
I gjithë grupi ishte në dispozicion të kryetrajnerit Klodian Duro, përveç futbollistit Mevlan Zeka, i cili është stërvitur i diferencuar dhe po punon me kohën që të jetë gati për sfidat e para evropiane.
Njëherit kjo ishte seanca e fundit stërvitore para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës për këtë edicion.


