Lajme

Kajtazi: Luftëtarët e UÇK-së le ta bajnë me shnet përçmimin nga Kusari-Lila nëse nuk i mbushin sheshet

07/12/2023 19:54
nga:Y I

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka thënë që nëse luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e pranojnë mënyrën se si shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila ka folur për ta në incizimet e bisedës së saj me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simic, atëherë duhet ta mbajnë përçmimin që iu është bërë nga ajo.

Ai u është referuar incizimeve të bisedës midis Kusari-Lilës dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simic.

“Nëse sheshet e Prishtines nuk mbushen me luftëtarë të UÇK-se, atëherë e bajshin me shnet përçmimin e Mimoza Kusarit”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.