Sporti

Shehi: Respekt klubit për merkaton, Abazaj dhe Lushkja gati për Dinamon

07/12/2023 17:53
nga:L J

Tirana luan të enjten (20:00) në “Air Albania” takimin e parë përballë Dinamo Batumi (Gjeorgji). Bardheblutë synojnë kalimin e raundit të parë në Conference League.

Trajneri Orges Shehi foli në prononcimin për shtypin rreth gjendjes së skuadrës së tij. Ndërkohë që u nisi me një koment për kundërshtyarët gjeorgjianë.

“Kemi parë dy ndeshjet e tyre të fundit, por edhe ndeshjet më përpara. E kemi një opinion për ta. Dinamo është një kundërshtar që meriton respekt.

Tirana? Kemi shumë ndryshime në skuadër, mund të jetë më e re se ajo që patëm sezonin e kaluar. Edhe pse nuk është kohë e mjaftueshme që lojtarët të njihen me njëri tjetrin.

Unë mendoj që është një përballje që çdo futbollist mund ta interpretojë mirë. Lojtarët që kanë ardhur, kanë eksperiencë europiane.

Më duket e largët dita kur kam luajtur vetë. Ne kërkojmë të bëjmë maksimumin, duhet të vlerësojmë detajet e vogla.

Kemi lojtarë që kanë prekur nivele të larta, ashtu si unë. Shpresoj të bëjnë më të mirën. Në fundin e sezonit vuajtëm shumë nga dëmtimet. Abazaj dhe Lushkja janë plotësisht të gatshëm, janë 100% të rikuperuar.

Presioni? Është i vazhdueshëm, është i mirë nëse di ta menaxhosh situatën. Vjet ishte histori tjetër, këtë vit është tjetër.