PSG është mjaft aktive në këtë merkato vere. Klubi kampion i Ligue 1 ka firmosur edhe me një tjetër futbollist, pas afrimeve të Milan Skriniar, Marco Asensio, Manuel Ugarte, Lee Kang-In dhe Lucas Hernandez.
PSG ka prezantuar për tifozët mesfushorin 18-vjeçar që vjen nga Benfica, Cher Ndour. Ndour ka firmosur një kontratë, të vlefshme për 5 vite. “Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Cher Ndour. Mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin dhe do të mbajë numrin 27”, – Shkruan PSG.


