Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, ka përshëndetur vendimin e djeshëm të Thesarit Amerikan për të vendosur sanksione për ish-ministrin serb Aleksandër Vulin.
Ajo theksoi se Vulin ishte një kërcënim për Kosovën por dhe për rajonin.
Sipas saj të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe BE.
“Unë përshëndes vendimin e djeshëm të Thesarit Amerikan për Aleksandër Vulin, që është figura më e rëndësishme e Rusisë në Serbi, por është implikuar në të gjitha llojet e krimeve që nga droga e mafia, që e bëjnë një person që paraqet rrezikshmëri për Serbinë por dhe për rajonin, sidomos për Kosovën. Edhe BE duhet të jetë në gjendje të identifikojë ata që paraqesin rrezik për Kosovës dhe për rajonin tonë. BE duhet të jetë më aktive në tema të tilla”- tha ajo.
/Euronews Albania/


