Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për audio incizimet mes Sllako Simiqit dhe Mimoza Kusarit Lilës, raporton Gazeta Blic.
Sipas Kurtit Kusari Lila ka folur me Milan Radojciq përmes telefonit të Sllavko Simqit.
“Unë kurrë nuk e kam takuar personin në fjalë. Kusari Lila ka folur me Sllavko Simiqin sa ai ishte në Kuvend dhe Goran Rakiq ishte ministër. Me personin që ju po e përmendi unë kurrë nuk jam takuar. Duhet te kemi kujdes sepse kjo është një luftë hibride e Serbisë’, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Kurti nga Podujeva tha se në materialin e publikuar në medie dëgjohet vetëm disa sekonda Kuasri-Lila dhe më shumë ka interpretime partizane në mënyrë që njerëzit të mos mund ta dëgjojë gjithë bisedën.
Ai ka kërkuar që me këtë çështje të merren organet e drejtësisë, ndonëse ka pranuar se asja i është lëshuar në interfon Milan Radojçiqi në zyrën në Kuvend.
Mediat ia i ka lutur që të kenë kujdes siç ka thënë për luftën hibride të Serbisë që përmes incizimeve po synon të shkaktojë konfuzion.
“Së pari aty shefja e Grupit dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka internime partizane në mënyrë që njërëzit të mos mendojnë për atë që po dëgjojnë, është një incizim i gjymtuar dhe duhet që organet e drejtësisë të merren me të”
.“Ajo bashkëbisedon me shefat e grupeve, ajo e ka obligim që të sigurojë sa më shumë vota. Ju e dini shumë mirë që qeveria ka zero varësi nga Lista Serbe, unë as që kam komunikuar e as që jam takuar me personin nën fjalë. Ju lus që të keni kujdes ndaj kësaj lufte hibride nga Serbia që i bëhet Kosovës, edhe po përpiqen që me incizime të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik”
“Gjatë takimi që ajo ka pasur kur ata ishin në Kuvend, aty asaj i është lëshuar në interfon që s’mund të thuhet se është takim, pushteti jon është demokratik dhe i pavarur”.