Sporti

Liria nënshkruan me portierin Arlis Shala

07/12/2023 12:58
nga:Mergim Rreci

Ish portieri i skuadrës së Drenicës, Arlis Shala është bërë me skuadër të re.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se portieri shqiptar do të jetë pjesë e skuadrës së Lirisë në edicionin tjetër.

Shala ishte pjesë e skuadrës nga Skenderaj, por që më rënien nga Superliga, portieri shqiptar kishte vendosur që të largohet. I ftuar në dy raste edhe tek kombëtarja e Shqipërisë, Shala është gati për një eksperiencë të re.