Ish-kryediplomatja e Kosovës Meliza Haradinaj ka komentuar marrëveshjen e fundit Kosovë – BE për deeskalimin e situatës në Veriun e Kosovës, tërheqjen e një pjesë të policisë dhe mbajtën e zgjedhjeve në katër komunat në atë pjesë të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Sipas, saj kjo marrëveshje mund të jetë dështim i radhës, në rast se nuk ka edhe një marrëveshje për ‘deeskalim’ mes BE-së dhe Serbisë.
Reagimi i plotë:
DËSHTIM I RADHËS:
Nëse nuk ka edhe një marrëveshje për ‘deeskalim’ mes BE-së dhe Serbisë që të mbajë përgjegjësi e të ndërmerr hapa për kriminelët e saj në veriun e Kosovës, edhe kjo marrëveshje si shumë tjera do të jetë e padobishme.
Zgjedhjet e reja në veri PËR DHE ME kriminelët – NUK do të shtensionojnë situatën, por përkundrazi – do t’a përkeqësojnë duke i injektuar ata zyrtarisht në institucione të Kosovës.
Vuçiq për dakordimin BE-Kosovë: Po kërkohen arsye për të fajësuar Serbinë


