Sporti

Emërllahu pas fitores: Gjithçka është e mundur me këtë ekip që kemi

07/11/2023 23:06
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.

Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori Lindon Emërllahu pas ndeshjes tha se me këtë ekip të Ballkanit gjithçka është e mundur.

“Besoj që me këtë ndeshje që treguam sot, gjithçka është e mundur me këtë ekip që kemi”, tha Emërllahu për SuperSport Kosova.

“Jemi shumë të fortë, kemi arritur një nivel më lartë – jemi më agresiv dhe dimë të mbrohemi më mirë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport