Sporti

Ballkani me fitore madhështore ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e kualifikimeve të Championsit

07/11/2023 22:40
nga:L J

Skuadra e Ballkanit ka marrë një fitore të madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Ludogoretsit.

Ballkani ka fituar ndaj Ludogorets me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.

Meriton Korenica gjeti golin e parë në këtë ballafaqim, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Golin e dytë dhe të qetësisë në këtë sfidë e shënoi mesfushori, Qendrim Zyba, i cili me kokë dërgoi topin në rrjetë – pas asistimit të Lorenc Trashit në minutën e 56’të.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Bullgari.

/GazetaBlic Sport