Sporti

Vesel Limaj: Ballkani është ekip i madh, e njohin edhe në Europë – nuk ishte zgjidhje e vështirë për t’iu bashkuar

07/11/2023 20:32
nga:L J

Një nga transferimet më të mëdha të Ballkanit në këtë merkato ishte Vesel Limaj.

Mesfushori Vesel Limaj erdhi tek skuadra e Ballkanit nga ekipi rumun, FC Hermannstadt, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes Ballkani – Ludogorets, Limaj theksoi se zgjidhja për t’u transferuar tek kampioni i Kosovës nuk ishte e vështirë për të.

“Ballkanin e kam përcjell gjithmonë, besoj që në këto vitet e fundit kanë bë një ngritje të mirë, është një klub i madh, e njohin edhe në Europë. Nuk ishte zgjidhje e vështirë”, tha Vesel Limaj për SuperSport Kosova para ndeshjes.

“Shihet kualiteti që Ballkani ka në ekip. Trajnerin Ilir Daja e njoh edhe më përpara, janë trë dite që jam bashku me ekipin dhe po përshtatem”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Limaj nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet ndaj Ludogorets, pasi klubi nuk arriti ta regjistroj.

/GazetaBlic Sport