Risi tek futbolli kosovar nga edicioni i ri do të jetë edhe formimi i Ligës U-21.
Skuadrat kosovare tashmë kanë filluar të formojnë ekipet U21 dhe po punojnë në përforcimin e tyre.
Skuadra e Malishevës U21 do të udhëhiqet nga trajneri Skender Ulluri, mëson GazetaBlic Sport.
Ulluri sot ka mbajtur stërvitjen e parë me ekipin e Malishevës U21.
Kujtojmë se kjo ligë do të fillojë në muajin e ardhshëm.
/GazetaBlic Sport


