Lajme

“Pse Albini Kurti po e izolon Kosovën përmes sanksioneve” – Ky është shpjegimi i kryetarit të NISMA

07/11/2023 18:23
nga:N M

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian kanë vënë sanksione ndaj Qeverisë së Kosovës, si pasojë e mos dëgjimit të këshillave të tyre për deeskaliminn e situatës së sigurisë në veri dhe kthim në tryezën e bisedimeve Kosovë Serbi, raporton gazeta Blic.

Por për krejt këtë situatë Fatmir Limaj ka një shpjegim interesant se pse erdhi çështja deri këtu.

Ai thotë se janë totalisht të habitshme veprimet e Kurtit në veri, e ku si pasojë erdhën sanksionet për vendin.

“Kjo ka mundur të ndodh.. ky tensionim i marrëdhënieve të Qeverisë së Kosovës me aleatët, veç për një arsye kishte mundur të ndodh për çka ne sot e kemi krijuar këtë situatë, e kemi mbyll Kosovën, për do tabela, për burgosjen e 4-6 vetave, për do zgjedhjeve të tre katër kryetarëve atje, që si kanë votuar as dy përqind e që është tërheq nga të gjitha këto, e ke zgjedh kryetarin, pastaj po thua po shkojmë në zgjedhje të reja, dhe kanë fol për tabela, sot futen aty tabela çdo ditë dhe nuk lodhet kush për atë punë .. Unë e kuptoj këtë tensionim vetëm, me një kusht, kur Albin Kurti se kishte pranuar marrëveshjen e Brukselit pa njohje, duhet një temë e madhe për me ardh deri në këtë tensionim, d.m.th. një gjë e madhe, një tensionim i tillë se çfarë e ka pruar Kurti Kosovën ka kuptim vetëm për ndonjë temë të madhe, pra më falni në Bruksel Asociacion pa njohje nuk ka, ky është qëndrimi im dhe kuptohet është një kauzë e madhe, a po e dini për çka e ka tensionuar ky situatën, për teket të veta, për më shumë shtet e sovranitet, ku ka sot sovranitet për rend e ligj, ku ka bre sot rend e ligj në veri, sot kemi atje njësi të përkohshme që përdoren për situate të jashtëzakonshme siç janë njësitet speciale, as unë, as ti kurrë nuk do të donim t`i shihnim njësinë speciale rrugëve të Prishtinës, këtu po t`i shikosh të krijojnë shqetësim. Njësia speciale kur përdoret është situatë e jashtëzakonshme që do të thotë ajo pjesë e Kosovës është në një situatë të jashtëzakonshme, çfarë më shumë shtet e sovranitet krejt kjo po bëhet dhe po tërhiqet, Kurti do të tërhiqet nga këto veprime, për çfarë kauze luftove, e solle vendin në buzë të shkatërrimit me vendet strategjike, për çka e solle vendin me sanksione e masa që kanë ardhur për çka? Për çka? Shikoni, ka kauza, kur arsyetohet sikurse që e thash marrëveshje e Brukselit, që se ka njohjen brenda, por për burgosjen e katër a pesë vetave dhe për ata kryetarë a, ama dëmi ka me mbet, ju keni me lëshuar pe, por dëmi s`do të largohet, dëmi ekonomik, edhe politik edhe në imazhi dhe pozicionin e Kosovës”, tha Fatmir Limaj.

Limaj për rrëzimin e Kurtit: PDK, LDK dhe AAK të bëjnë këto veprime – fshat për fshat lagje për lagje …