Lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj ka komentuar edhe mocionin e AAK -së për rrëzimin e Albin Kurti nga Qeveria, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij, kur ai para dy viteve kishte folur për një front të përbashkët opozitarë, shumica ishin tallur me idenë e tij.
Por thotë se sikur para dy viteve të ndodhte bashkimi i opozitës, sot gjendja politike në Kosovë do të ishte krejt ndryshe.
Ai ka thënë se PDK LDk dhe AAK duhet të dalin fshat për fshat t`ua shpejgojnë qyetetarëve se çfarë po bënë qeveria me këto veprime të dëmshme për vendin.
“Kur para dy vitesh kam paraqitë idenë dhe besoj ju kujtohet, nevojën e një fronti demokratik për dikë ka qenë hajgare, dikush u tall, ka dy vite, kam nuhatur nga ajo çka po vjen, sikur ne para dy viteve të kishim filluar të ndërtojmë një zë kritikë të fuqishëm, sikur ne para dy viteve si zëra opozitarë, njerëz me autoritet në këtë vend, opinionistë, gazetarë e të gjithë bashkë – për të shpjeguar sa më shumë se çka po ndodhë me Kosovë, në çfarë kursi e ka fut shtetin e Kosovës kjo Qeveri, jam i bindur që sot nuk do të ishin këto pasoja, sepse ne duhet të jemi të qartë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë shjegimin e mjaftueshëm me atë se çka po ndodhë në vend dhe këtu fajtori kryesor është opozita, jo pushteti. Opozita mjaftohet me statuse, mjaftohet me një fjalim në Kuvend, me një emision televiziv, e për ma tepër, opozita shumicën këtë punë ia ka lënë opinionistëve dhe gazetarëve. Opozita është dashtë, fshat për fshat, lagje për lagje me gjitha shtresat e mundshme të qytetarëve të Kosovës mu ul e me ia shpjegua, cili është kursi që ka marrë kjo qeveri, çka po bëjnë, anën e brendshme e të jashtme, në politikën ekonomike, sociale, shikoni, këtu ka pasur drama me mësues. Opozita e ka lënë vet sindikatën, le që e ka lënë vet, por nga kompleksi, apo çka po di, në vend se tw skojnw në mbështetje të sindikatës, e distanconin veten nga sindikata, opozita ka lejuar temat e Kurtit, nuk i ka kriju temat e veta, por ka hy në temat e huaja, në temat e Qeverisë, në diskursin e saj, në narracionin e saj, në vend që opozita me dal te qytetari e me shpjegua kah është ka e dërgon këtë vend ky njeri, me gjuhën që e kuptojnë njerëzit, me paralajmëru rreziqet që po na vijnë, për një vit e më tepër opozita ka heshtur dhe ka kriju hapësirë manovrimi kësaj qeverie t’u e marrë parasysh edhe votat që kanë në Parlament dhe këta e kanë pa veten të paprekshëm dhe kanë vrapuar e kanë rrënuar për dy vite e tre, gjitha sektorët e këtij vendi, do të thotë: Sindikata, Veteranët, Administrata, Ligjet Civile, Ligji për Pagat, e shkeljet e Kushtetutës, opozita nuk ka marrë guxim me i çu në Kushtetuese as Presidenten dhe gjitha këto janë lexu nga mazhoranca dhe mazhoranca ka mjaftuar me dy tri tema të tyre të këndshme, sepse ata vazhdojnë të luajnë rolin e opozitës tu qenë në pushtet, e njëfarë mënyre ta kompleksojnë opozitën dhe kjo është e keqja që ka ndodhur”, tha ai


