Lajme

Fatmir Limaj për inçizimet e Mimoza Kusarit: Asgjë befasuese për mua, këta njerëz janë hipokritë dhe mashtrues

07/11/2023 17:46
nga:N M

Kryetari i Partisë Nisma Socialdemorkate, Fatmir Limaj në një intervistë të gjatë për Gazeta Blic ka folur gjerë e gjatë për zhvillimet politike në vend, incizimet e shefes së grupi parlamentar Mimoza Kusari Lila, sanksionet ndaj Kosovën, marrëveshjen Kosovë- Serbi dhe atë që vendi sipas Limajt mund shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Ai për audio incizimet ku Kusari Lila flet me zyrtarë të listës serbë për shumë çështje, ka thënë se për të nuk është asgjë befasuese sepse sipas tij njerëzit në qeveri dhe Kuvend nuk janë as më pak e as më shumë sesa një grumbull hipokritësh, populistësh dhe mashtruesish.

“Nuk është asgjë befasuese, besoj që tanimë përditë ata e dëshmojnë kjo nomenklaturë politikë, që është një grumbull hipokritësh, mashtruesish, populista dhe këta dinë me bë më së miri këtë punë. Mos harroni kemi njerëz me dy karaktere, me dy fytyra, një publik, tjetrin privat. Po shohim shumë gjëra që kanë ndodhë dhe po ndodhin, janë thjesht ajo që faktikisht ka qenë e ditur dhe kjo është logjika e funksionimit të hipokritëve dhe populistave dhe servilëve, kështu që ata që e kanë paraqit para qytetarëve si patriot e njerëz me parime, besoj që kjo po ju bën juve përshtypje dhe të tjerëve, se si paska mundësi me ndodhë edhe kjo, besoj që kjo nuk është asgjë, me të tjerat që kanë me ardh në të gjitha drejtimet, janë duke treguar përditë, anise ende ka zëra e mendje indiferente, anise se ka njerëz që nuk duan ta pranojnë realitetin, po në fakt ata çdo ditë po na dëshmojnë atë që e kemi thënë fatkeqësisht ne kemi sjellë në krye të shtetit njerëz hipokrit e mashtrues, që po eksperimentojnë me atdheun e vendin tonë, me ndjenjat e këtyre njerëzve”, tha ai.

Limaj ka thënë se po të dalin edhe incizimet e tjera, ku LVV dhe Lisa Serbe bëjnë ‘pazare’ në kurriz të veteranëve, nuk do të ‘habitej’, meqë vlerëson se qeveria dhe partia në pushtet e kanë në platformë qasjen anti liri – anti UÇK.

“Sa janë të përfshirë duhet ta shohim, por nuk kemi pasur nevojë ta presim këtë video për atë që thoni ju, tani është një politikë e qartë zyrtare e kësaj qeverie, anti liri, anti kategorive që kanë bërë që ata sot me i gëzu këto beneficione, shkoni pyetni shoqatën e veteranëve kur për herë të fundit ka qenë drejtuesit e këtij shteti, shoqatën e invalidëve, veteranëve dhe familjes së dëshmorëve, a kanë marrë ndonjë trajtim, ndihmë apo respekt prej që është kjo qeveri. Tek ligji e ato protestat që kanë qenë, kjo është platformë e kësaj qeverie dhe kjo nuk është më sekret, e tash se çka ata thonë duket më e vrazdhë, por për mu është platformë, të bërat e tyre janë… çka po pret ty me të thënë, të ka thënë ministri mercenar, më fal? Ministri yt i Financave këta njerëz i ka quajtur mercenarë. Çka po pret ti tjetër? Ajo tjetra me dëshmi, me rend i keni, nuk ka qenë një herë, kjo është platformë, anit liri, anti shtet, a kuptoni që ju në krye keni njerëz që janë totalisht anti shtet, njerëz që kanë nga dy pasaporta, që kanë nga një rezervë, që kur iu kanë dashtë atdheut, këta nuk janë lodhë kurrë, nuk po marrë deputet, sepse ka lloj dhe nuk dua të futem në spekulime dhe nuk e kam metodë të punës sime, sepse nuk i njoh, por eksponentet ku ka qenë Mimoza Kusari, ku ka qenë Albin Kurti, ku ka qenë Minsitrja e Jashtme, ku ka qenë Presidentja? Angazhimi i njerëzve tyre në vitet e 90’ta… nuk më befason ajo çka mundet me ardhë nesër, çka thuhet, ata po na tregojnë me vepër, ata po e shkatërrojnë shtetin, le ti çka po thonë për individë. Ajo çka unë po them është se momenti i fundit po vjen për këndjellje të këtij populli, sepse ka me ardh një moment ku bash 100% mu bë ne, s’kemi me mujtë me i sanu dëmet. Apeli im për qytetarët e Kosovës, e posaçërisht për ata që dje a pardje ia kanë falë besimin këtij grupacioni, apo atij tjetër, mos e lidhni fatin e juaj të vendit, apo familjes përjetësisht me asnjë grup politik. Besimi duhet të meritohet çdo ditë, nuk duhet me pritë një moment kur 100% me u bë ne në njërin krah nuk mund ta nxjerrim Kosovën ku janë t’u e gjuajtë këta njerëz, kjo çka po shohin tregojnë se këta njerëz janë ardh në pushtet me gjithë këtë forcë të votës dhe po eksperimentojnë me fatin e Kosovës dhe qytetarëve. Sa dhe deri kur do lejojë Kosova këtë eksperiment, varet shumë nga zëri kritikë dhe vetëdijesimi i njerëzve në këtë vend’, tha Limaj.