Lajme

Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!

07/11/2023 17:28
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar pasi SHBA-të kanë futur në Listën e Zezë, Aleksandër Vulinin, shef i BIA-s serbe.

Koci thotë se një veprim i tillë tregon se Shtetët e Bashkuara të Amerikës seriozisht po merren me Serbinë si destabilizuese e rajonit.

“Pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, kjo është goditja më e madhe që e ka përjetuar Serbia, nga Amerika” shkruan Koci në reagimin e tij raporton Gazeta Blic.

Ai në fund potencon se këtë moment duhet ta shfrytëzojë Kosova.

Reagimi i plotë:

SHBA-ja sanksionon Vulinin