Sporti

Al Hilal konfirmon interesimin për Bernardo Silva

07/11/2023 16:01
nga:Mergim Rreci

Al Hilal ka njoftuar Manchester Cityn se janë të gatshëm të paguajnë 70 milionë euro për nënshkrimin e Bernardo Silva.

Sipas CBS Sports, klubi i Riadit i ofron portugezit një pagë vjetore prej 50 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

I njëjti burim zbulon se Bernardo Silva, 28 vjeç, nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij, me katër alternativa në dispozicion për të vazhduar karrierën e tij: kalimin në Al Hilal, Paris Saint-Germain ose Barcelona, ​​ose rinovimin me Manchester City.

Ndërkohë, Al Hilal, i cili ka si trajner të ri Jorge Jesus dhe tashmë ka siguruar nënshkrimin e Ruben Neves, po përpiqet të sigurojë edhe mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic nga Lazio.

/GazetaBlic Sport/