Lajme

“Kush more mu shkarku, shkoni shkarkoni Vuçiçin”, qytetari për përgjimet e Mimoza Kusari-Lila ku flet me Simiqin

07/14/2023 11:40
nga:Mergim Rreci

Përgjimet e publikuara mes Mimoza Kusari-Lila dhe Simiq, kanë ngjallur dyshime dhe pikëpyetje tek qytetarët, ku disa prej tyre edhe nuk i besojnë këtij incizimi, raporton GazetaBlic.

“Ajo është poshtërsi, ato jane shpifje kundër Vetëvendosjes, kundër Kusarit e Albinit, Radojçiqin është me tjetër kënd, jo me Mimozen e Albinin”, thotë njeri nga qytetarët.

Një tjetër që nuk i beson thotë qe këto janë ngjitëse nga partitë opozitare.

“Ja kan ngjitë ato fjalë, rrena, krejt mashtrime, nuk mund ta rrëzojn qeverinë as nuk kanë çfarë ti bëjnë as Mimozes as askujt hiç se këta kanë ra krejt e tash po mundohen popullin me gënjy, populli nuk mashtrohet se na e dimë krejt kush është i mirë, e kush është i keq, e kush ka punu, e kush ska punu, kush ka vjedh e kush ska vjedh”,  thotë ndër të tjera qytetari.

“Kush more mu shkarku, shkoni shkarkoni Vucicin”, thotë një tjetër qytetarë.

Kurse një tjetër qytetarë thotë se: “Nuk e di pse po i interesojn kaq shumë pergjigjet e Mimoza Kusari Lila, kur tjerët i kanë pas Radojqiqin e Simiqin në zyrë edhe kanë bisedu me ata, çka kanë desht,, edhe nuk e ka regjistru kërkush, e këta ja paskan gjiru 3 minuta një përgjigje edhe tash kjo duhet për qato tri minuta”.

Mes tjerash ka edhe që thonë se duhet të shkarkohet.

“Me pas ndërgjegje vetë duhet tjap dorëheqje”, “Me kordinim pa kordinim, duhet me shku te shpija ajo, edhe në burg”, thonë qytetarët.