Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani dhe Ludogorets takohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku kërkohet vetëm rezultati pozitiv nga skuadra kosovare.
Udhëheqësi i tifo-grupit ‘Xhebrailat’, Edon Kabashi tha për ‘GazetaBlic Sport’ se nga grupi i tyre do të jenë të pranishëm rreth 300 persona, kurse më shumë se 6 mijë bileta janë shitur deri më tash për gjithë stadiumin.
“Do të jetë një organizim i madh, nga grupi ynë do të udhëtojnë nga Suhareka rreth 300 persona“, tha shkurtimisht Kabashi.

/GazetaBlic Sport/


