Lajme

Hovenier flet për përgjimet ku u përfshi Kusari-Lila

07/11/2023 12:32
nga:G B

Ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier,  është pyetur nga gazetarët rreth publikimit të disa përgjimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe, derisa përmendet edhe Milan Radojiçiq.

Hovenier nuk ka pranuar të flas shumë, por ka theksuar se Radojçiq është në Listën e Zezë të ShBA-së.

“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjitha palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të ShBA-ve”, tha ai.

Tutje ambasadori amerikan tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, përkundër takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.