Showtime

Loredana nuk i ndahet të dashurit të ri, e shijon lidhjen në maksimum

07/11/2023 11:19
nga:Gazeta Blic

Rap-artistja e njohur me origjinë shqiptare, Loredana Zefi, po shijon një lidhje të re dashurie.

Ajo ditë më parë zyrtarizoi romancën me futbollistin e Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Përkundër reagimeve të shumta në rrjet, krijuesja e hitit “Kriminele” duket se po argëtohet mjaft shumë.

E njëjta së fundmi ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke kaluar kohë me të.

Për romancën e re të Loredanës ka reaguar edhe ish-partneri i saj, reperi Mozzik.

Ai ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale duke pozuar me fanellën e Bayernit.

Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka qenë për disa vite në lidhje me Loredanën, me të cilën ka edhe një vajzë të quajtur, Hana.