Sporti

A do të kompletohet transferimi i Rashicës tek Galatasaray? Gazetari turk jep detajet e fundit

07/11/2023 11:15
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e Milot Rashicës vazhdon të jetë e paqartë.

Sulmuesi kosovar është momentalisht futbollist i skuadrës së Norwich City, por që nuk pritet të vazhdojë karrierën aty, shkruan GazetaBlic Sport.

Rashica ishte i huazuar tek Galatasaray në edicionin që shkoi, atje ku edhe e fitoi titullin kampion me skuadrën nga Stambolli dhe u kthye në njërin nga futbollistët më të dashur të skuadrës.

Dëshira e tij e madhe është që karrierën ta vazhdojë pikërisht aty, me klubet që tashmë janë në negociata për të përfunduar një marrëveshje të mundshme.

Eskperti i transferimeve dhe gazetari i njohur në Turqi, Furkan Bozoglu tha për ‘GazetaBlic Sport’ se bisedimet janë në një nivel pozitiv dhe se dëshira e madhe e Rashicës është që të jetë përsëri aty.

“Rashica dëshiron qëndrimin tek Galatasaray, negociatat mes klubeve janë duke vazhduar. Mendoj se transferimi do të përfundojë maksimalisht në javën që po vjen. Më duhet të them se Fenerbahce ishte shumë e interesuar për Rashicën, por që futbollisti preferon vetëm Galatasarayn”, tha Bozoglu.

/GazetaBlic Sport/