Teutë Rrusta nga PSD ka thënë se Kusari Lila i përgjigjet me “po, po”, me lehtësi një kërkese që në vendet demokratike trajtohet si shkelje ligjore dhe ndërhyrje në drejtësi, raporton Gazeta Blic.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në skandale të këtij niveli zbret prej karriges edhe kryeministri.
Ajo ka shtuar se çdo përpjekje për ta ndërprerë lidhjen mes urdhëruesit dhe ekzekutuesit është naivitet dhe gabim.
Postimi i saj i plotë:
Mimoza: “po, po”, i përgjigjet me lehtësinë më të madhe një kërkese të tillë që në vendet demokratike trajtohet si shkelje ligjore dhe ndërhyrje në drejtësi. Në skandale të këtij niveli zbret prej karrigës edhe kryeministri, jo veç ekzekutuesi.
Çdo përpjekje për me e ndërpre lidhjen që është mes urdhëruesit dhe ekzekutuesit është naivitet dhe gabim, përveç se shfajsim për krejt situatën që u zbulua.


