Sporti

Rikthehen emocionet e garave evropiane, Ballkani synon sonte lavdinë ndaj Ludogorets

07/11/2023 08:18
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Ballkanit e zhvillon sot ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës do të përballet me skuadrën e Ludogorets, shkruan GazetaBlic Sport.

Ballkani dhe Ludogorets takohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku kërkohet vetëm rezultati pozitiv nga skuadra kosovare.

Natyrisht, do të jetë shumë e vështirë, por jo e pamundur, aq më pak për një skuadër si Ballkani që dëshmoi se mund të jetë një skuadër shumë e suksesshme në Evropë.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sonte, atje ku pritet të jetë atmosferë fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

/GazetaBlic Sport/