Lajme

Atiqi pret në takim zyrtaren e BE-së, flasin për punët e qeverisë së re komunale

07/10/2023 19:45
nga:Genita C

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, e ka pritur sot në takim, zyrtaren e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger.

“Sot në zyrën time se bashku me nënkryetaren Adjançiq prita zyrtaren e BE-së, Kati Schneeberger”, ka shkruar Atiqi në Facebook.

Ai tha se me mysafiren diskutuan për situatën në vend dhe për punët e qeverisë së tij lokale.

“Me znj. Schneeberger diskutuam për zhvillimet në vend dhe punët që po bëjmë si qeverisje e re në Komunën e Mitrovicës së veriut”.

“E falënderova përzemërsisht për qëndrimet e saj të drejta që ka mbajtur në vazhdimësi znj. Schneeberger”.