Sporti

Ky futbollist i Ballkanit në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Ludogoretsit

07/10/2023 19:47
nga:L J

Sulmuesi i Ballkanit, Almir Kryeziu është në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Ludogoretsit.

Skuadra e Ballkanit do të ballafaqohet nesër me Ludogoretsin në fazën kualifikuese të Champions League. Ballkani dhe Ludogorets takohen me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri Ilir Daja ka njoftuar në konferencë për shtyp se Almir Kryeziu është në dyshim për ndeshjen e nesërme.

“Kryeziu ka marrë një goditje dhe është në dyshim për nesër”, tha trajneri Ilir Daja.

/GazetaBlic Sport