Basketbollisti i njohur kosovar, Samir Zekiqi ka njoftuar largimin nga skuadra e Pejës.
Zekiqi nuk do të jetë më pjesë e Pejës dhe këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja postimi i Zekiqit:
“Njoftim nuk do të jem më pjesë e klubit KB Peja
Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët, për mbështetjen e dhënë.
Klubit i dëshiroj sukses në vazhdim”, shkruan Samir Zekiqi.
/GazetaBlic Sport


