Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Visar Azemi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve, ku shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, dëgjohet duke koordinuar politika me Igor Simiq.
Azemi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se koordinimi që iu kërkuar qeverisë me ndërkombëtarët paska qenë duke u bërë me Milan Radoiçiqin.
Tutje, Azemi mes tjerash ka shkruar se patriotizmi i proklamuar i qeverisë paska qenë fals si çdo qëndrim tjetër i pushtetit.


