Lajme

Publikimi i përgjimeve me Simiç, kërkohet dorëheqja e Mimoza Kusarit

07/10/2023 14:47
nga:G B

Ish ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila, pas publikimit të përgjimeve me Slavko Simiç, nga gazeta Nacionale, raporton Gazeta Blic.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se koordinimi me kriminelët e sanksionuar nga SHBA qenka për ‘sovranitet’, ndërsa koordinimi me SHBA-të ‘nënshtrim.’

Postimi i saj i plotë:

Morali i fabulës: koordinimi me kriminelët e sanksionuar nga SHBA qenka për ‘sovranitet’, ndërsa koordinimi me SHBA-të ‘nënshtrim.’

Dorëheqja e deputetes Kusari nuk mjafton!