Sporti

Donat Hasanaj pritet të transferohet te FC Suhareka

07/10/2023 14:23
nga:E K

Klubi i futbollit kosovar, FC Suhareka është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato.

Pas transferimeve të fundit të lojtarëve si, Erion Kuqi, Arjanit Kuqi e Qemail Elshani, FC Suhareka ka siguruar një tjetër transferim.

GazetaBlic Sport mëson se mbrojtësi, Donat Hasanaj do t’i bashkohet së shpejti klubit nga Suhareka.

Hasanaj gjatë karrierës së tij ishte pjesë e skuadrave si Dukagjini, Ferizaj e Prishtina, kurse së fundmi ishte pjesë e Lirisë.

/GazetaBlic Sport/