Lajme

Musliu drejtuar pozitës: Ndaloni politikën “varfëro e sundo”

07/10/2023 14:13
nga:Mergim Rreci

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu gjatë seancës së kuvendit ka kritikuar ashpër pushtetin, raporton GazetaBlic.

Musliu tha se qeveria prej që ka ardh në pushtet, po qeverisë me politikën varfëro dhe sundo.

“Unë do ti thoja ndaloni politikën varfëro e sundo, sepse ju me e varfëru kët vend ndoshta edhe mundeni, por me sundu kët vend harroni, sepse ky vend është deshmu se nuk e lejon sundimin” tha deputetja Musliu.

Ndër të tjera ju drejtua pozitës duke ju thënë ndaleni zullumin ndaj qytetarëve sepse zullumi thojn kputet prej strashit.

Po ashtu Musliu dha kritika edhe për vendimin e faljes së tatimit ku tha se qeveria po bën lojë:
“Lojen me tatim po e bëni njëjtë me shtrenjtimin e rrymës, po ti subvencionoj faturat, po ju falim shpenzimet, a në anën tjetër për çdo tre muaj rritet çmimi i rrymës, njëjtë po veproni edhe me tatimin”.