Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar deklaratën e ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, se BE është “tigër prej letre”.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se është fatkeqësi që Gërvalla udhëheq me ministrinë e jashtme prej dy vitesh.
Sipas tij, më mirë do të ishte që Kosova të mos kishte pasur fare ministre të jashtme.
“Çfarë të komentosh për Donika Gërvalla Shwarz. Komenti i vetëm është që në këto dy vite e gjysmë që ajo është aty, në krye të ministrisë së punëve të jashtme, janë të humbura për Kosovën. Mos të kishim pasur ministre kish me qenë shumë më lehtë, sepse të paktën nuk kishim pasur njerëz që na bëjnë skandale kudo që shkelin jashtë Prishtinës”, deklaroi Krasniqi.
Ndryshe, ministrja Gërvalla reagoi dhe mbrëmë vonë, duke mbrojtur deklaratën që tha për BE-në, duke thënë se opozita është në gjendje të mjerueshme./Gazeta Blic/


