Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e ku shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se si subjekt politik nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Blic.
“As një ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme. Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga SHBA dhe BE. Ky parlament, kjo qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme’, tha ai ndër të tjera.
“Bashkë me Gërvallën të japë dorëheqje edhe Kurti – vendi po shkon drejt humnerës”


