Portieri kosovar, Drilon Hodaj do të vazhdojë të mbetet te Liria.
Pas raportimeve të djeshme se Hodaj do të largohet nga Liria, ‘GazetaBlic Sport‘ mëson se situata ka ndryshuar dhe se Hodaj do të vazhdojë të mbetet te skuadra e Lirisë.
Hodaj ishte heroi i Lirisë në ndeshjen e barazhit, pasi priti penalltitë ndaj Ferizajt dhe ndihmoi jashtëzakonisht shumë ekipin prizrenas që të ngjitet në Superligë.
/GazetaBlic Sport/


