Lajme

Një vajzë në Obiliq kanoset nga personi me të cilin kishte bashkëjetuar më herët

07/10/2023 09:11
nga:Mergim Rreci

Një vajzë në Obiliq ka raportuar se ishte kanosur nga personi me të cilin kishte bashkëjetuar më herët.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ishte kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin kishte bashkëjetuar më herët. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raport.