Lajme

Po vazhdon realizimi i urdhëresave të gjykatës në Ferizaj

07/10/2023 09:10
nga:Mergim Rreci

Policia Rajonale e Ferizajt po vazhdon me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, raporton GazetaBlic.

Policia u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim, në rast se kanë ndonjë informacion.

Njoftimi i plotë:
Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës
Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 03-09/07/2023 janë realizuar 30 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.