Sporti

Liverpool nuk heq dorë nga Romeo Lavia, Southampton kërkon 60 milionë euro për të

07/10/2023 08:27
nga:E K

Liverpool është një nga skuadrat më aktive në merkaton verore.

The Reds tashmë kanë siguruar shërbimet e dy mesfushorëve si Mac Allister nga Brighton dhe Dominik Szoboszlai nga Leipzig, shkruan GazetaBlic Sport.

Romeo Lavia është objektivi tjetër i Liverpoolit për përforcimin e mesfushës për sezonin e ri që ishte një nga repartet më të kritikuara nga sezoni i kaluar.

Mes dy klubeve kanë nisur bisedimet për belgun, megjithatë Southampton nuk pranon një shifër më të ulët se 60 milionë euro për Lavia-n, një shifër që mund të rritet edhe më shumë në rast të interesimeve nga skuadrat e tjera.

/GazetaBlic Sport/