Sporti

Visar Bekaj debutoi sot tek Hatayspor, luajti ndaj ekipit anglez, Hull City

07/09/2023 21:38
nga:L J

Portieri kosovar, Visar Bekaj e ka nisur karrierën e tij tek skuadra turke, Hatayspor.

Gjiganti kosovar, Bekaj i cili kompletoi transferimin e tij tek skuadra e Demirel këtë javë, ka luajtur sot ndeshjen e parë me ekipin turk, shkruan GazetaBlic Sport.

Bekaj u paraqit në ndeshjen miqësore ndaj ekipit anglez, Hull City.

26 vjeçari i cili ka kualitete të mëdha u paraqit në pjesën e dytë të takimit, ku mbrojti për 45 minuta.

Ndeshja miqësore përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

/GazetaBlic Sport