Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi, ka bërë një ritweet, ku është bërë një zbulim se si pushteti në Serbi ka hapur rreth 14 mijë llogari false në Twitter.
“Një fletë excel e zbuluar është publikuar në Serbi e 14,000 llogarive/boteve të rreme në @Cicëroj, i menaxhuar nga zyrtarë të qeverisë serbe dhe aktivistë partiakë”, ka shkruar Selimi në Twitter.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e themeluesit dhe kryetarit të Lëvizjes Guerile Serbe, Dragan Vidakoviq, Mrki, P.S. Gueril, i cili në llogarinë e tij në Twitter e ka publikuar një video në të cilën shihet një listë Excel me llogaritë false të Qeverisë në Serbi.
Ai ka shkruar duke thënë se gëzohet kur sheh që ka dhënë “një kontribut të vogël në shembjen e regjimit” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Nuk kam nevojë për pozitë apo famë, më duhet Serbia ku fëmijët e mi kanë të ardhme”, ka shkruar ai në Twitter.
A leaked excel sheet has been published in Serbia of 14,000 fake accounts / bots on @Twitter , managed by Serbian government officials and party activists. https://t.co/7W95mZLEyu
— Petrit Selimi (@Petrit) July 9, 2023


