Lajme

Ardian Shala rizgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Suharekë

07/09/2023 16:19
nga:Genita C

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka përfunduar zgjedhjen e strukturave të reja të degës në Suharekë.

Ardian Shala u rizgjodh kryetar i LDK-së në këtë komunë, njoftoi partia më e vjetër në vend.

“Puna dhe përkushtimi për artikulimin dhe dhënien e alternativave për problemet dhe sfidat e jetës së përditshme, si dhe kërkesave të strukturave tona në Suharekë bën që Ardian Shala të marrë besimin dhe për madandin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka falënderuar pjesëmarrësit në procesin e brendshëm zgjedhor.

“Procesi zgjedhor në LDK përveçse po dëshmon demokracinë si vlerë tonën në çdo hap, po shërben edhe si mobilizim të gjithë anëtarësisë”, thotë LDK-ja.