Skuadra e Llapit ka nisur fazën përgatitore për fillimin e sezonit të ri në Superligën e Kosovës.
Llapi ishte një nga skuadrat më aktive në merkaton verore duke përforcuar ekipin me transferime të reja, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri, Tahir Batatina gjatë një prononcimi për ‘GazetaBlic Sport‘ është shprehur i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion duke zbuluar se Llapi do të ketë edhe tri transferime të reja me lojtarë me të cilët është në bisedime.
“Është fillimi duhet kohë për lojtarët e rinj, megjithatë për fillim është shumë mirë jam i kënaqur me lojtarët që kam marrë, transferimet që kemi bërë, janë lojtarë cilësor që kanë vlera të mëdha, dhe mendoj që kemi ndërtuar një skuadër solide që do të ketë rezultate të mira në vazhdimësi.
Po do kemi edhe transferime të tjera, janë disa lojtarë me të cilët kemi marrëveshje me ta, presim që pas ndeshjes të Evropës t’i zyrtarizojmë, pasi të përfundojnë këto ndeshje do t’i bashkangjiten skuadrës së Llapit. Llapi do ketë edhe tri përforcime dhe do të përmbyllë pjesën e merkatos”, deklaroi Tahir Batatina për ‘GazetaBlic Sport’.


