Lajme

E goditi me shkop druri një person në terasën e marketit, arrestohet i dyshuari

07/09/2023 11:11
nga:G B

Një person është arrestuar në Krojmir të Lipjanit për shkak se në terasën e një marketi e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një shkop druri një person tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se viktima si pasoj e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman në QKUK.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.