Lajme

U përplasën nga autobusi, burrë e grua ndërrojnë jetë në spitalin e Shkodrës

07/09/2023 09:55
nga:G B

Ndërrojnë jetë në Spitalin e Shkodrës çifti i bashkëshortëve që u aksidentuan një ditë më parë në aksin Shkodër-Koplik.

Ato po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi me dhjetëra qytetarë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike.

Viktimat:

Adem Sula – 84 vjeç

Sadije Sula – 80 vjeç

Si pasojë e përplasjes ato kanë marrë dëmtime të shumta dhe nuk kanë arritur t’i mbijetojnë plagëve.

Policia po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.