Wilfried Zaha refuzoi një ofertë milionëshe nga Al Nassr.
RMC Sport raporton se klubi saudit ka vënë në tavolinë 60 milionë euro, në kontratë, shuma të pamjaftueshme për të bindur sulmuesin 30-vjeçar për t’u nisur drejt Lindjes së Mesme. Sipas të njëjtit burim, skuadra nga Riadi nuk ka hequr dorë dhe do të kthehet për të provuar që ta bindë lojtarin t’i bashkohet skuadrës së tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
Kujtojmë se Zaha, ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë, është i lirë në merkato pasi i ka përfunduar kontratën me Crystal Palace.
Sezonin e kaluar, sulmuesi shënoi shtatë gola dhe tre asistime në 28 ndeshje për skuadrën angleze.
/GazetaBlic Sport.


