Rikthimi i Romelu Lukakut në Chelsea ishte një dështim i vërtetë dhe, pasi e nënshkroi atë nga Interi për 110 milionë euro në vitin 2021, klubi anglez është i gatshëm ta lirojë belgun për 45 milionë euro.
Informacioni vjen nga “The Athletic“, që raporton se sulmuesi belg nuk hyn në llogaritë e Mauricio Pochettino dhe ka një rrugë të hapur për të qëndruar në Giusepe Meazza, pasi sezonin e kaluar ai luajti për skuadrën e Simone Inzaghit në formë huazimi nga blutë, transmeton GazetaBlic Sport.
Skuadra italiane ka bërë tashmë një ofertë prej 30 milionë eurosh, që konsiderohet i pamjaftueshëm nga Chelsea, që po kërkon të paktën 45 milionë euro.
Javën e kaluar, Al Hilal nga Arabia Saudite i ofroi 50 milionë Chelseat, propozimi u pranua por ishte sulmuesi që refuzoi të transferohej në Arabinë Saudite.
/GazetaBlic Sport.


