Sporti

E kryer: De Gea largohet nga Manchester United

07/08/2023 15:58
nga:E K

David De Gea do të largohet përfundimisht nga Manchester United.

Portieri spanjoll, pritet t’i jap fund karrierës së tij në Old Trafford pas 12 vitesh te klubi anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve të eksperitit të transferimeve, Fabrizio Romano, kjo çështje ka marrë fund, kurse për skuadrën e tij të re nuk ka ende informacion.

Kujtojmë se De Gea u transferuar te United në vitin 2011 nga Atletico Madrid, kurse u paraqit në 415 ndeshje me fanellën e “Djajve të Kuq”.

/GazetaBlic Sport/