Sporti

U paralajmërua si ‘bomba’ e merkatos, sulmuesi meksikan i transferuar nga Llapi nuk shquhet për statistika

07/08/2023 14:01
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit ka prezantuar transferimin e ri dhe vjen nga jashtë.

Sulmuesi nga Meksika, Jose Cobian është ardhja e re tek skuadra kosovare, shkruan GazetaBlic Sport.

Cobian është 24 vjeçar, kurse vlera e tij momentale në treg është 500 mijë euro.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se skuadra kosovare ka shpenzuar 150 mijë euro për kartonin e tij, me klubin që tashmë zotëron të gjitha të drejtat e plota për të.

Ky transferim ishte paralajmëruar që një kohë të gjatë, madje vlerësohej edhe si ‘bomba’ e merkatos, por statistikat nuk janë në këtë linjë.

Analizuar hollësisht, Cabion ka 17 gola në 119 ndeshje të regjistruara nga ‘Transfermarkt’, që realisht është një statistikë që lë për të dëshiruar.

Megjithatë, do të mbetet të shihet se cili do të jetë kontributi i tij tek skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina.

/GazetaBlic Sport/